ARKATANA

Shefki Kuqi pranon të punojë si trajner në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefki Kuqi është njëri ndër emrët e lakuar në media për të udhëhequr grupmoshat U19 të Kombëtares së Kosovës.

Trajneri shqiptar ka bërë të ditur që ende nuk ka ndonjë marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës në lidhje me këtë çështje, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, 44-vjeçari ka shprehur dëshirën që të punojë në Kosovë dhe me kënaqësi do të negocionte me ndonjë klub të Superligës për postin e trajnerit.

Hidromorava

“Unë jam njeri i hapur me të gjithë dhe gjithmonë kam thënë se i shqyrtoj të gjitha ofertat dhe nuk e kam aspak problem të drejtoj edhe një klub nga Kosova. Nuk mendoj kurrë për pagën time, thjeshtë e shikoj dhe e bisedoj vetëm për kushtet në klub e sidomos projekti sa është serioz, kështu që mund të ndodh edhe të jem trajner në Superligë” deklaroi Kuqi në Koha Shtesë.

Vushtrriasi ka nisur karrierën e trajnerit në vitin 2014 në Finlandë te Honka, poashtu ka drejtuar edhe ekipet Vantaa e Inter Turku. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.