RCCOLA

Shefki Kuqi kërkon të luajë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Leith – Sulmuesi Shefki Kuqi është lënë anash te skuadra Hibernian, e cila këtë edicion i ka dhënë një minutazh shumë të vogël. Kuqi edhe të shtunën në fitoren e Hibernianit 4:0 ndaj Motherwellit, ishte në stol për gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse trajneri kishte mundësinë ta inkuadronte për ndonjë minutë, meqë rezultati i thellë ia lejonte këtë.

Kuqi u transferua te Hiberniani para fillimit të këtij edicioni, dhe ai mendon që është në formë të mirë dhe dëshiron të luajë. Mendim të njëjtë nuk ka edhe trajneri.

Uji Dea

“Kam nevojë për lojë, jam në formë të mirë. Kur punon shumë, është e nevojshme të luash. Trajneri e di shumë mirë që nuk kam ardhur këtu për të qëndruar në bankë. Dhe kundër Motherwellit gati sa nuk isha startues”, ka thënë Kuqi.(koha)