UBT

Shefki Kuqi flet për golat e Xhakës dhe Shaqirit, ja çfarë thotë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish futbollisti i njohur shqiptar, Shefki Kuqi ka komentuar golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në një intervistë për RTK.

Shefki Kuqi thotë se Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami kanë luajtur shumë mirë dhe se fitorja iu takon atyre, shkruan GazetaBlic.

“Shqiponja ra dy herë në fushë në pjesën e dytë. Graniti është një lojtar që e adhuroj shumë, e kam percjellë shumë dhe ka luajtur një ndeshje shumë të mirë që e kam pritur”, tha fillimisht Kuqi.

UBT

“Shaqiri në pjesën e parë luante shumë prapa. Nuk ishte aq efektiv, por në pjesën e dytë luajti një lojë shumë të mirë. Behrami ka berë gjithashtu një ndeshje shumë të mirë, pasi ka ndërprerë shumë aksione të kundërshtarëve”, përfundoi Shefki Kuqi.

Vlen të theksohet se Zvicra ka fituar ndaj Serbisë me rezultatin 2-1, falë golave të Xhakës dhe Shaqirit./GazetaBlic/