Shefki Kuqi, favorit për të marrë drejtimin e Gillinghamit
Ish-sulmuesi kosovar, Shefki Kuqi, është favoriti kryesor për t’u emëruar trajner te skuadra e Gillinghamit, e cila bën gara në kategorinë e tretë të Anglisë.Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Kuqi shihet si favorit edhe në bastoret e Anglisë për të marrë drejtimin e Gillinghamit gjatë muajit të ardhshëm.
Bëhet e ditur se Kuqi tashmë ka aplikuar për punë te kjo skuadër dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të intervistohet, transmeton koha.net.
Ish-sulmuesi i skuadrave të Ligës Premier, Blackburn e Newcastle, edicionin e shkuar ishte në krye të skuadrës finlandeze Honka, e cila tashmë është shuar.
Gillinghami është në kërkim të një trajneri, pasi këtë edicion nuk ka treguar rezultate të mira. Skuadra, e cila garon në Ligue One (divizioni i tretë anglez) zë vendin e 16-të me 31 pikë pas 27 ndeshjeve të zhvilluara./koha/Telegrafi/


