Shefket Sermaxhaj: Kika kërkon rikthimin në Ligën e Parë
Trajneri i ri i Kikës së Hogoshtit, Shefket Sermaxhaj, i cili këto ditë ka pranuar ta udhëheq pankinën e Kikës së Hogoshtit, para fillimit të kampionatit të Ligës së Parë, ka bërë të ditur se klubi i ti i ri Kika së bashku me anëtarët e shtabit të kësaj skuadre synim të vetëm ka rikthimin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Sermaxhaj tani i dëshmuar si futbollist me karrierë të pasur një kohë të gjatë kishte mbrojtur ngjyrat e C.Zvezdës së Gjilanit dhe Buducnostit të Pejës, i cili bënte gara në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.
Sermaxhaj me sukses të madh gjatë viteve të 90-ta, kishte mbrojtur ngjyrat e Kikës së Hogoshtit e cila ishte njëra ndër skuadrat më të mira në futbollin e Kosovës gjatë viteve të 90-ta.
Shefket Sermaxhaj-Keti një kohë të gjatë ishte edhe ndihmës trajner i skuadrës së Dritës, ndërsa me shumë sukses kishte zbuluar talentët e kësaj skuadre duke i udhëhequr grupmoshtat U19.
Me këtë bagazh të jashtëzakonshëm Sërmaxhës i besohet udhëheqja e skuadrës së Kikës nga udhëheqësit e saj.
“Skuadra e Kikës është emër i njohur në futbollin e Kosovës, por baticat e zbaticat të cilat po e përcjellin këtë mjedis për shumë vite është në këtë pozitë ku gjendet sot, unë i falënderohem kryesisë së Kikës që kanë pasur besim në mua për ti udhëhequr këta djelmosha të talentuar drejt sukseseve të reja”, ka bërë të ditur Sermaxhaj.
Se cilat janë objektivat e skuadrës së Kikës në këtë kampionat të garave, Sermaxhaj shpjegon.
“Ne së bashku me kryesin e klubit do të bëjmë çmos të koordinohemi që skuadra e Kikës të rikthehet menjëherë në Ligën e Parë, kjo skuadër e meriton për të qenë në Liga më të larta, kemi filluar tani e një javë me stërvitje në stadiumin sintentik në Gjilan, jemi në negociata me disa futbollist cilësor e të talentuar dhe shpresoj se gjerë në fillim të kampionatit do të jemi të përgatitur dhe do të rikthejmë atmosferën në Hogoshtin e futbollit”./rajonipress/


