RCCOLA

Shefket Musliu dekorohet me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë një medalje Shefket Musliut me rastin e hapjes së Kulla e Bashkimit në Kosaqë të Gjilanit. Burim Muji aktivist thotë se emrin ia vendosa unë dhe tash edhe Anamorava shndrit me kullën e vet kushtuar luftërave çlirimtare.

Musliu ka thënë se medaljen të cilën më ndau kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e hapjes së simbolit të qëndresës “Kulla e Bashkimit”, përveç që më nderon dhe vlerëson lartë, më motivon edhe më shumë që edhe në kohë paqeje të jem përkrah familjeve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve nga tri luftërat çlirimtare. “Mirënjohës përjetë kryeministrit Haradinaj, për sakrificën si familje për lirinë e Kosovës, dhe për angazhimin e tij të pakrahasueshëm për shtetndërtim dhe integrim. Kjo dekoratë, më është dhënë mua, por kjo u takon të gjithë bashkëluftëtarëve, sepse të qenit bashkë në rrethana të vështira, na e ka mundësuar që sot edhe shqip edhe lirshëm të dorëzojmë dhe pranojmë mirënjohje, çmime e dekorata. Lavdi dëshmorëve të kombit” ka thënë Musliu.

Fundamenti

Kurse Burim Muji i cili është kujdesur që kulla ta bartë emrin “Kulla e Bashkimit” tha se është ndier i privilegjuar që ka marr pjesë në finalizimin e këtij projekti./rajonipress/