ARKATANA

Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme nga kryetari i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për vizitë në Gjilan ka qëndruar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, u.d. të shefi i UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Ata janë prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, të cilët janë informuar për zhvillimet në komunë.
“Me drejtoreshën e USAID-it kemi biseduar për projektet, të cilat po implementohen në komunën tonë, duke përfshirë projektin për Integritet të komunave në Kosovë, projekti për qeverisjen e pronës dhe kontratën sociale”, tha Hyseni.

Pas takimit në komunë, udhëheqja komunale dhe ata të USAID-it kanë vizituar parkun qendror, ku kanë parë nga afër investimet e USAID -it. Këto investime janë mundësuar përmes bashkëpunimit me projektin USAID Social Contract Activity.

Uji Dea

Ndërkohë, bashkë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe u.d. të shefit të UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher, vizituan Dhomën Burimore në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi”, ku është investuar në sallën burimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kryetari tregoi se kjo dhomë është e gjashta, aq sa numëron komuna jonë.
“Bashkë me partnerët tanë dhe nivelin qendror, jemi për qeverisje të ndershme e profesionale”, tha Alban Hyseni.

Këto investime janë mundësuar përmes aktivitet Pandemic Response Activity, bashkpunim ky në mes te USAID-it dhe UNICEF-it./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.