Hidromorava

Shefja e diplomacisë gjermane, Baerbook: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Annalena Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të depërshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

“Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja e Hercegovina, Dino Konakoviq, të premten në Berlin.

“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, tha Baerbock

Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre.

Eco Higjiena

“Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”.

Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Lirimin e menjehershem të policeve e kishin kërkuar më parë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, nga ana e tij, tha se “do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, në një takim urgjent për menaxhim të krizave”. /DW/