ARKATANA

Shefja e BE-së në Kosovë e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer me mosmbajtjen e asnjë seance plenare të Kuvendit të Kosovës që nga konstituimi i tij.

Apostolova ka thënë se këtë zhgënjim të sajin do t’ia shprehë edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, sapo ta takojë.

Shefja e Zyrës së BE-së ka deklaruar se arsyetimi i Kuvendit të Kosovës se grupet parlamentare ende nuk i kanë propozuar deputetët anëtarë të komisioneve, kryetarët dhe zëvendëskryetarët nuk e ka bindur shumë.

FIDANISHTJA

Sipas saj, deri më tani grupet parlamentare është dashur që ta mbyllin këtë çështje dhe Kuvendi të fillojë punën.

Ajo ka thënë po ashtu se Kosova nuk ka kohë për të humbur, sidomos në fushën e integrimeve evropiane, e që në këtë fushë sipas saj rol krucial ka vetë Kuvendi i Kosovës.

Këto komente Apostolova i ka bërë në një panel të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ku është diskutuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe impaktit të saj në Kosovë./KlanKosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.