Fundamenti

Shefik Surdulli i rikthehet garës, për mandatin e dytë, në këtë sesion legjislativ të nivelit komunal, në listën e PDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shefiku është njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, të këtij subjekti politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese, për të cilën punoi pa u kursyer, duke i falë energji dhe kohë fuqizimit të PDK-së, pa kërkuar asnjëherë përparësi për veten e tij ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Shefik Surdulli kësaj radhe është kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me numrin 8, në listën e PDK-së, për zgjedhjet komunale në Gjilan.

Shefiku është njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, të këtij subjekti politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese, për të cilën punoi pa u kursyer, duke i falë energji dhe kohë fuqizimit të PDK-së, pa kërkuar asnjëherë përparësi për veten e tij.

Me profesion është inxhinier i Elektroteknikës, ndërsa për 30 vite pa reshtur, me përkushtim të madh, punoi dhe nuk u ndal asnjëherë për Gjilanin dhe Kosovën. Sidomos nga vitet e ’90-ta, ai ishte pjesë aktive e proceseve politike-atdhetare për çlirimin e Kosovës, deri te angazhimi i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KKVITI

Ato përkushtime qenë dhe mbetën motoja e përhershme e këtij profili njerëzor, kombëtar e politik: duke e parë përherë në vlug veprimtarish organizative, politike, kulturore, humanitare, kombëtare, sipas domosdosë që e kushtëzonin rrethanat e Kosovës, pavarësisht sfidave të asaj kohe a të kësaj të sotmes.

Një karakteristikë që e veçon Shefikun, është se, pas humbjes së zgjedhjeve të fundvitit 2013, ai dha dorëheqje nga pozita e zëdhënësit të Komunës, kështu edhe prej detyrës ligjore, të cilin ia garantonte ligji. Akti i dorëheqjes kishte qëllimin e vetëm: solidarizimin si sekretar i degës, i identifikuar me PDK-në, duke iu kundërvënë kësisoj largimit të stafit politik (të PDK-së), që e drejtoi komunën deri atëherë.

Portretin e tij e shquajnë edhe një mori cilësish: vendosmëria, sinqeriteti, profesionalizmi, qasjet serioze ndaj punës, qëndrimet e tija parimore, guximi intelektual e qytetar… I gjithë ky spektër, tek personaliteti i Shefikut, shpërfaqet pa hezitim, edhe atëherë kur rrezikohej karriera e tij politike.

Shefiku, tani i rikthehet garës, për mandatin e dytë, në këtë sesion legjislativ të nivelit komunal, në listën e PDK-së, me numrin 8, me objektiv të qartë: Ngritjen e nivelit të Kuvendit Komunal, në shërbim të plotë të interesit publik – qytetar.

Mamirë për Gjilanin me #RiadRashiti për kryetar

PDK191 me

ShefikSurdulli 8 për Kuvend Komunal

NaDuheshEdheTi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.