GRANDEMALL

Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës Andrew Forde vizitoi Kamenicën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde vizitoi Komunën e Kamenicës dhe u prit nga Kryetari Begzad Sinani me bashkëpunëtorët. Andrew Forde e përgëzoj kryetarin Sinani dhe Komunën e Kamenicës për përzgjedhjen e Kamenicës në mesin e katër komunave më të mira të Kosovës për partneritetin e Komunave të Evropës Juglindore me Këshillin e Evropës në kuadër të projektit “Promovimi i te drejtave te njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve”.

Sinani e falënderoj drejtorin Andrew Forde për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës si në këtë projekt poashtu edhe në projekte të tjera si dhe e informoi atë me punët dhe projektet që po zhvillohen në komunën e Kamenicës, ku një vëmendje të veçantë i kushtoj edhe çështjes së integrimit të komuniteteve pakicë në institucione dhe në jetën e përditshme në Kamenicë.

Sinani kërkoj mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në realizimin e projekteve të infrastrukturës në veçanti. “Jam i interesuar për asfaltimin e disa rrugëve në Berivojcë, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal kemi një kërkesë të përbashkët me kryetarët e komunave Novobërdë e Ranillug për asfaltimin e një rruge nga Berivojca e cila kalon nëpër territorin e Ranillugut dhe lidhet me Komunën e Novobërdës, për këtë projekt do të ishte e mirëseardhur ndihma dhe mbështetja e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës” tha kryetari Sinani.

Ndërsa duke folur për programet e Këshillit të Evropës drejtori Forde ka thënë se ato janë të fokusuara në të drejtat e njeriut, integrimet evropiane , arsimimin dhe trashëgiminë kulturore.

ARKATANA

Nënkryetari Fatmir Matoshi foli për angazhimet e komunës për ruajtjen e rinisë nga përdorimi i alkoolit dhe drogave. “Maturantët e sivjetmë do të jenë studentët e vitit të ardhshëm dhe ne jemi të interesuar që ata të jenë të vetëdijesuar dhe të përgatitur mirë për rrugën e tyre andaj programet dhe fushatat për parandalimin e përdorimit të drogave dhe alkoolit mirëseardhura dhe të domosdoshme” tha nënkryetari Matoshi

Drejtori Forde u interesua edhe për ndikimin që ka në nivelin komunal ngërçi politik dhe moskrijimi i institucioneve.

Palët u dakorduan për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.