Uji Dea

Shefi i zyrës së BE-së flet për takimin me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut – tregon kërkesat që kishin për ta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur rreth takimit të sotëm me kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me ta kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës.

“I lumtur të mirëpres ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci dhe Zubin Potok, z. Izmir Zeqiri në zyrën tonë sot, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

RCCOLA

Ai shtoi se së bashku me ambasadorin Hovenier u kërkuan kryetarëve që të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

“Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/