RCCOLA

Shefi i ri i diplomacisë i “dridh” diplomatët e Kosovës!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shumica e ambasadorëve, zëvendësve të tyre, konsujve dhe të punësuarve tjerë të Kosovës në Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës as në ëndërr s’e kishin parë që shefi i tyre i radhës do të jetë Hashim Thaçi.

Ambasadorët e Kosovës siç dihet e kishin lehtë me ish-shefin e tyre të deritashëm Enver Hoxhajn i cili njihej dhe dihej për moskomunikim me diplomatët e tij gjithandej në botë si dhe faktin që për gati katër vite sa ishte në krye të diplomacisë së Kosovës ka rehatuar akrabanë dhe ish-këshilltarët e tij. Siç shkruan Gazeta Blic, tash e tutje do të jetë çdo gjë më ndryshe.

RCCOLA

Sepse shefi i diplomacisë së Kosovës do të jetë Hashim Thaçi kurse edhe Ministër i Integrimeve Evropiane do të jetë bashkëpunëtori i tij i ngushtë Bekim Çollaku.

Gazeta Blic mëson se në marrëveshjen mes Thaçit dhe Mustafës është paraparë që të ketë rikonfigurim dhe zëvendësim edhe të Ambasadorëve dhe Konsujve të Kosovës në botë. Se cilët do jenë ata ambasadorë e konsuj që do zëvendësohen mbetet të shihet. Por ajo që tash për tash dihet është se diplomatët e Kosovës po “dridhen” nga shefi i tyre i ri. /Telegrafi/