Mobi Casa

Shefi i policisë tejkalon shpejtësinë, i merret patentshoferi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Reinhardt ka qenë i njohur për qëndrimin e tij të pakompromis ndaj shoferëve që tejkalonin shpejtësinë e lejuar në komunikacion!

Komandanti i Policisë kantonale të Aargaut, Stephan Reinhardt duhet të dorëzojë përkohësisht patentshoferin e tij. Kjo po ndodh për faktin se Reinhardt me makinën e tij private ka zhvilluar shpejtësinë prej 86 km në orë në një vend ku lejohet shpejtësia maksimale 60 km në orë dhe me atë rast ai ishte fotografuar nga radari.

“Po, ashtu është, unë kam vozitur më shpejt se ç` duhet” ka pranuar Reinhardt në televizionin regjional të Argaut Tele M1, duke vërtetuar një shkrim të gazetës Blick. Ai ka pranuar edhe konsekuencat që dalin nga kjo shkelje.

Uji Dea

Kryepolici i Aargaut ka qenë i njohur për qëndrimin e tij të pakompromis ndaj shoferëve që tejkalonin shpejtësinë e lejuar në komunikacion. Për ashpërsi në raport me shkelësit e rregullave mbi shpejtësinë, ai është prononcuar edhe në medie.

Anëtari i Qeverisë së kantonit Aargau Urs Hoffmann ka thënë se mbetet të merret vendimi nëse ky rast do të ndiqet nga komisioni disiplinor ose jo.(albinfo.ch)