KKVITI

Shefi i NATO-s: Më vie keq që Kosova krijoi Ushtrinë në kohën e gabuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se i vjen keq që Kuvendi i Kosovës mori vendim që përmes një sërë ligjesh bëri të mundur transformimin e FSK-së në Ushtri, pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve të NATO-s për këtë rast.

Stoltenberg për median malazeze ‘CDM’, ka theksuar se kalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri është një çështje për të cilën Kosova vendor, por ka shtuar se NATO iu ka bërë të qartë se ky veprim ka ardhur në kohë të gabuar.

“NATO mbështet transformimin e FSK-së brenda mandatit të tyre aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim i bërë në kohë të gabuar nuk do të rrisë më tej tensione të rajon”, është shprehur Stoltenberg, përcjell lajmi.net.

Hidromorava

Ai ka thënë se të gjithë akterët politikë në rajon duhet të përqendrohen në progresin në reformat dhe dialogun.

“Unë kam folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj ku kam theksuar se është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe të injorohet çdo deklaratë ose veprim që mund të çojë në përshkallëzim. Në këtë kontekst unë mirëpres komunikim të vazhdueshëm në mes komandantin të KFOR-it, gjeneral Lorenc D’Zadari dhe kolegëve të tij në rajon”.

Stoltenberg ka shtuar se vazhdojnë të mbështesin plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës pasi është vendimtar për paqen dhe sigurinë rajonale. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.