Uji Dea

Shefi i NATO-s i çon mesazh Serbisë: Çdo sulm, çdo dhunë ndaj qytetarëve në Kosovë është i papranueshëm!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka dal në mbrojtje Republikës së Kosovës, gjatë vizitës në Beograd.

Në një intervistë për mediumin serb, “Blic.rs”, ai ka konfirmuar shtimin e trupave të NATO-së në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline

UBT

“Çdo sulm, çdo dhunë ndaj qytetarëve në Kosovë është i papranueshëm. Kjo është arsyeja pse mesazhi është i njëjtë nëse bëhet fjalë për dhunën ndaj 93 anëtarëve të trupave të NATO-s në maj, apo për atë që ndodhi në Banjskë , apo për ndonjë shembull tjetër.

Duhet respektuar shteti i së drejtës dhe përgjegjësit për dhunën duhet të përgjigjen. Ne kemi nevojë për hetime, kemi nevojë për një proces ligjor për të siguruar që të gjithë njerëzit të mund të lëvizin dhe të jetojnë të lirë dhe të sigurt. Kjo është detyra kryesore e NATO-s, për të mbrojtur njerëzit që jetojnë në Kosovë, përfshirë serbët. NATO ka shtuar praninë e saj në veri të Kosovës për të përmbushur mandatin e saj”, u shpreh ai. /Indeksonline/