ARKATANA

Shefi i “mbyllur” në shtëpi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, që nga 26 prilli nuk e ka lëshuar asnjëherë vendin. Pjesëmarrja e tij në ceremoninë e Shenjtërimit të Papa Gjonit të Njëzetetretë dhe Papa Gjon Palit të Dytë në Romë të Italisë, ishte hera e fundit që kur ai kishte marrë pjesë në ndonjë organizim apo ishte pritur nga përfaqësues të ndonjë vendi.

Vakuumi institucional që është krijuar në Kosovë që pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit, ka ndikuar edhe në mosaranzhimin e takimeve në nivele qeveritare, dhe në mbylljen e dyerve për liderët institucionalë të vendit nga ana qeverive të vendeve evropiane por edhe atyre botërore.

Hidromorava

Analistët vlerësojnë se kjo mbyllje e Thaçit nuk është duke u bërë krejtësisht me dëshirën e tij, meqë raporti i Clint Williamson si dhe mos formimi i qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e 8 qershorit, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në “refuzimin” e këtij të fundit, nga qeveritë evropiane por edhe botërore.

Për analistin nga radhët e Grupit për Studime Politike dhe Ligjore Fisnik Korenica, vendet me më ndikim në Bashkimin Evropian kanë një dozë të rezervës karshi Thaçit, dhe derisa të zgjidhet dilema rreth raportit të Williamson, pritet të vazhdoj ky refuzim…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.