Eko Higjiena

Shefi i EULEX-it: Shpërthimi në veri tregon se sa e paqëndrueshme është situata

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, duke komentuar shpërthimin që ndodhi në mesnatë në veri të Mitrovicës, ka thënë se incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata në atë pjesë të vendit.

Ai tutje ka thënë se incidentet e tilla nënvizojnë nevojë urgjente për shtensionim.

“Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe nënvizojnë nevojën urgjente për shtensionim. EULEX-i dënon çdo formë dhune si të papranueshme”, ka shkruar Barbano në platformën “X”.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

FITORJA

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar, dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka deklaruar Elshani.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i tronditur.

Hovenier ka thënë se i dënon këto akte dhune, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim të plotë për rastin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.