RCCOLA

Shefi i EULEX-it në Kosovë: Edhe presidentja e Parlamentit Evropian është pro liberalizimit të vizave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e përkrah Kosovën drejt procesit të liberalizmit të vizave.

Wigemark, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Metsola këtë e kishte bërë të ditur gjatë një diskutimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së, për Ballkanin Perëndimor muaj më parë, në Bruksel.

Hidromorava

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën 🇽🇰 duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, ka shkruar Gunnar Wigemark në Twitter. /Telegrafi/