KKVITI

Shefi i BE’së në Kosovë: Pas certifikimit të rezultateve pres të formohen shpejt institucionet

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shefi i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog ka përgëzuar KQZ-në pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për më pak se një muaj, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Szunyog ka shkruar se pret që insitucionet e Kosovës të formohet shpejt dhe të punojnë për popullin e Kosovës.

“E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

UBT

Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK’ja 19, LDK’ja 15, Srpska Lista 10, AAK’ja 8, KDTP’ja 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.