Fundamenti

Shefi i BE-së në Kosovë: Specialja i gjykon vetëm individët, e çon Kosovën përpara në rrugën evropiane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se funksionimi i Dhomave të Specializuara në Hagë është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

Szunyog ka thënë se Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët dhe do ta lehtësojë drejtësinë tranzicionale të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me të, sipas tij tregon gatishmërinë për t’u përballur me të kaluarën, transmeton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës si institucione të pavarura gjyqësore me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës. Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët. Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj, ka thënë Szunyog për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që Gjykata Speciale “mund ta bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.