Eko Higjiena

Shefi i BE-së: Besoj se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi këtë të mërkurë se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret para përfundimit të këtij viti.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Prishtinë, në një diskutim me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, i organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës.

“Për liberalizimin e vizave dua ta përgëzoj presidencën çeke që e ka vendosur në agjendë, kemi pasur dy takime të grupeve punuese, kështu që kam besim të plotë që do të merret vendim për vizat para përfundimit të këtij viti, le të shpresojmë që kjo do të ndodhë, dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, tha ambasadori Szunyog.

Eco Higjiena

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Më 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizjen e lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.