United Hospital

Shefi gjerman, i vendosur të luftojë deri në fund për kosovarin

/ 2 minuta lexim
HW

Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme ndërsa nesër komisioni për peticione do ta japë përgjigjen përfundimtare për Vesel Fugën. Sot, e enjte, mblidhet komisioni për peticione i Parlamentit të Landit Baden-Württeberg për të vendosur për fatin e Vesel Fugës ndërsa rezultati do të behet i njohur të premten.

Shqiptari nga Kosova, Vesel Fuga punon prej disa vitesh në kopshtari në lokalitetin Bitz.

Pas prishjes së kurorës me një shtetase gjermane, para dy vitesh, atij i është kërkuar ta lëshojë Gjermaninë.

Por, shefi i Veselit, gjermani Jochen Thomann ka vendosur të luftojë deri në fund për ta mbajtur këtu punëtorin e tij më të mirë dhe shokun. Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme.

HW

Së fundi Thomann i ka mbështetur shpresat te komisioni për peticione, i cili, shpreson ai, do t`ia japë të drejtën e qëndrimit në Gjermani punëtorit të tij të pazëvendësueshëm.

“Vendimi deri më tash është shtyrë disa herë. Por kësaj here do të na sillet vendimi me postë, të premten”, thotë Thomann për mediet lokale.

Nëse edhe komisioni vendos kundër Vesel Fugës, shefi i tij do të ankohet edhe në komisionin për raste të rënda për të huajt.

“Fuga ndodhet nën një presion të madh psikik. Por unë mendoj se shanset i kemi të mira”, thotë Jochen Thomann. /albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.