“Shefat” e rinj të Parlamentit
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, pritet të nominohet nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Parlamentit në seancën konstituive të 8 dhjetorit.
Për nënkryetar të këtij institucioni pritet të votohet bashkëpartiaku i Veselit, Arsim Bajrami (PDK), Sabri Hamiti (LDK), Glauk Konjufca (VV), Duda Balje (Grupi 6+) dhe një përfaqësues i Listës “Srpska”.
Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave, tashmë subjektet politike i kanë përcaktuar edhe shefat e grupeve parlamentare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që shefe të grupit parlamentar ta ketë deputeten Donika Kadaj-Bujupi.
Shef i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe këtë mandat, me shumë gjasë pritet të jetë Visar Ymeri.
Ndërsa PDK dhe LDK, ende nuk kanë vendosur se kush do të jenë shefat e tyre në parlament. /Zëri/


