Eko Higjiena

Shefat e partive, së pari për vete

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë politike kanë bërë të ditur edhe zyrtarisht emrat e kandidatëve të tyre, që do të synojnë karrigen e deputetit në Parlamentin e Kosovës në garën për zgjedhjet e 8 qershorit, raporton KTV.

Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar jo pak ndryshime në listën e saj të kandidatëve për deputetë.

Lideri i saj, Hashim Thaçi, i prin listës prej 110 emrash, i pasuar nga zëvendëskryetari, Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në listën e saj, nuk i ka bërë vend ish-presidentit, Fatmir Sejdiu. Në listë janë përfshirë emrat e të gjithë deputetëve të vjetër, përfshirë edhe ish-deputetin Naser Osmani, që dyshohet për korrupsion.

Fundamenti

Në listën e Vetëvendosjes, të cilës i prin lideri Albin Kurti, përveç emrave të vjetër, si Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu e Rexhep Selimi, aty kanë zënë vend edhe prurjet e reja.

AAK-së, pas një periudhe të gjatë, në këto zgjedhje do t’i prijë lideri i saj, Ramush Haradinaj.
Aleanca Kosova e Re, njëjtë si partitë e tjera, do të hyjë e vetme në këtë garë, e udhëhequr nga zv.kryeministri në detyrë, Behxhet Pacolli.
Ndërsa, Nismës për Kosovën do t’i prijë themeluesi i saj, Fatmir Limaj, i pasuar nga ish- kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi.

©KOHA.net