FIDANISHTJA

Shea: Vendimi i NATO-s për të bombarduar forcat serbe ishte i drejtë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, sot u dekorua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB, me motivacion për shpëtimin dhe ndihmën refugjatëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Fjalimit të Shea-s i parapriu një dokumentar lidhur veprimtarinë e tij si zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha se vendimi i NATO-s për të bombarduar forcat serbe ishte i drejtë.

Shea tha se këtë çmim do të dëshironte ta ndante me të gjithë, popullin e Kosovës, ushtarët e KFOR-it, pasi sipas tij, ishin të gjithë ata që dhanë mund për këtë lir.

“NATO po bombardonte dhe një vendim i tillë ishte i drejt. Akoma besoj që një vendim i tillë ishte i drejtë, pasi tanimë ju gëzoni lirinë”, tha Shea.

Shea përgëzoi qytetarët kosovarë për progresin e arritur gjatë viteve të pasluftës, duke krahasuar imazhet që ai mban mend që nga viti 1999.

Mobi Casa

“Po shoh njerëz të veshur bukur e të shëndetshëm. Kam parë imazhe të tjera në vitin 1999. Ju përgëzoj për një progresin”, tha ai.

Shea thotë se kur shikon prapa në kohë, vëren se vendimi i NATO-s ka pasur sukses, ndërsa tha se janë qytetarët dhe institucionet ato që e bëjnë perfekt demokracinë.

Ai krahasoi gjendjen e popujve të tjerë që aktualisht gjenden në konflikte të armatosura dhe dëbohen nga vendbanimet e tyre.

Po ashtu, Shea tha se NATO-ja dhe instancat ndërkombëtare do të vazhdojnë të jenë aleatë të kosovarëve.

“Ne jemi aleatët tuaj, do të vazhdojmë të ju ndihmojnë në këtë drejtim, mirëpo ju jeni ata që jeni fundamental për ta bërë Kosovën si një vend evropian”, tha Shea.

Ai tha se është i bindur se ky sukses do të arrihet dhe një ditë Kosova do të integrohet në Evropë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.