Hidromorava

SHBA: Vonesat nuk janë në interes të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur e lumtur me numrin e madh të votuesve në zgjedhjet e 11 qershorit. Megjithatë, ata thonë se është në dorën e qytetarëve të Kosovës që ta zgjedhin se kush duhet të udhëheqë me shtetin.

“Ishim të lumtur kur pamë se aq shumë qytetarë dolën për të votuar. Është populli i Kosovës ai që duhet zgjedhur se kush duhet ta udhëheqë shtetin”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schon.

Sipas saj, SHBA-ja shpreson që Kosova sa më parë ta formojë një qeveri e cila do të merrej me problemet akute për vendin, siç janë: zhvillimi ekonomik, integrimi evropian e stabiliteti rajonal.

ARKATANA

“Ne e kuptojmë se të gjithë presin certifikimin e numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi që të certifikohet vota ne shpresojmë se shpejt do të formohet një qeveri, e cila do të mund të fillojë t’i zgjidhë problemet akute, gjë që do ta avancojë zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, integrimin e saj euroatlantik dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë më tutje Schon.

Në fund Schon ka thënë se çdo vonesë në formimin e Qeverisë së vendit nuk do të ishte në interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. “Vonesat e gjata në formimin e Qeverisë nuk janë në interesin më të mirë të Kosovës, ekonomisë së saj dhe popullit të saj”, ka përfunduar Schon. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.