Eko Higjiena

SHBA vlerëson lartë rreshtimin e Kosovës krahë vendeve demokratike ndaj agresionit rus në Ukrainë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendësministrat e MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe Liza Gashi, kanë prit sot në një takim delegacionin amerikan të drejtuar nga Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit. ​

Në takim u diskutua për raportet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe situatën e sigurisë në rajon, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

“Zëvendësministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndër të tjera edhe në dimensionin e sigurisë. Hapja e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut dhe përafrimi sa më i shpejtë më NATO-në, janë hapa të domosdoshëm jo vetëm për sigurinë e Republikës së Kosovës, por edhe të rajonit dhe Evropës”.

Uji Dea

McDoëell falënderoi Republikën e Kosovës për strehimin e refugjatëve afgan dhe shprehi vlerësimin e lartë për rreshtimin e menjëhershëm të Kosovës me vendet demokratike, kundër agresionit ushtarak dhe invazionit të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Të dyja palët shprehën vullnet për intensifikim të mëtutjeshëm të kontakteve, në shërbim të mirëmbajtjes dhe përparimit të raporteve të shkëlqyeshme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.