Uji Dea

SHBA: Vendimi i Qeverisë për Gjykatën Speciale, hap i rëndësishëm

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka mirëpritur kalimin nga ana e Qeverisë të amendamenteve kushtetuese që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në. Kjo po ashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës.

FIDANISHTJA

“Përpjekjet e qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara, dhe përkrahja për gjykatën do tregojë përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së. /Zëri/