FITORJA

SHBA: Ushtria e Kosovës me mandat të kufizuar për vetë-mbrojte territoriale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pas kthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ka marrë ‘aminin’ e Amerikës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këto deklarime të Haradinajt janë mbështetur edhe sot nga Ambasada SHBA-së në Kosovë të cilët kanë thënë se e mbështesin bërjen e Republikës së Kosovës me ushtri, por sipas RTK2, ka folur për një ushtri me mandat të kufizuar për vetëmbrojtje territoriale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike dhe në bashkëpunim me NATO-në, me një mandat të kufizuar për vetë-mbrojte territoriale. Asnjë vend nuk mund ta përdorë veton për këtë tranzicion”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Sipas Ambasadës, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë parasysh natyrën multietnike, pa harruar që çdo gjë duhet të koordinohet me aleatët dhe NATO-n.

FIDANISHTJA

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të sigurohen se ky proces të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të pasqyrojë natyrën multietnike të Kosovës. Është thelbësore që Kosova, nga ky moment e tutje, të jetë e koordinuar ngushtë me aleatët e NATO-s dhe se me të gjithë qytetarët të angazhohen deri në tranzicion “, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Asamblesë së Forcës së Sigurisë së Kosovës para dy ditësh ka miratuar propozimet për tre projektligjet përmes të cilave do të bëhet shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Gjatë vizitës në Amerikë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte takuar edhe me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, James Matiss, ku kishte marrë mbështetjen e tij për të vazhduar përpara me formimin e ushtrisë.

“Kosova ka bekimin e Shteteve të Bashkuara, ministrisë së mbrojtjes – për ushtrinë e Kosovës. Është mbështetja më e mirë që sjellim nga Amerika këtë kohë, ” ka deklaruar Haradinaj ditë më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.