UBT

SHBA-të nuk përkrahin shkëmbimin e territoreve, kërkojnë zgjidhje kreative

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk e mbështesim shkëmbimin e territorit apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa zgjidhje, por të gjitha palët duhet të jenë kreative në gjetjen e një zgjidhjeje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajon të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në këtë përgjigje.

ARKATANA

SHBA-të i bëjnë thirrje të dyja palëve që t’i shfrytëzojnë mundësitë për të bërë përparim në këtë çështje.

Po ashtu thuhet se SHBA-të do të mbështesin të dyja palët për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt perëndimit.

Këto komente të Ambasadës Amerikane vijnë pas debatit të hapur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje mes dy vendeve, si dhe pas kërkesës që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka bërë Shteteve të Bashkuara që t’i ndihmojnë t’i bindin shqiptarët e Kosovës që të jenë gati për zgjidhje fleksibile që do të mundësojnë një kompromis.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.