HW

SHBA-të, një mik i palëkundur i Kosovës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori David Pressman, e ka quajtur Amerikën ‘një mik të palëkundur dhe mbështetës të Republikës së Kosovës’.Ai ka përgëzuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për kalimin e amendamentit kushtetues dhe ligjin për të krijuar Gjykatën Speciale, duke nënvizuar se ‘votimi nuk ishte i lehtë politikisht, por ishte një hap i madh përpara në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Kosovës’.

“Kosova kurrë më pjesë e Serbisë”

I pajisur me kredon politike të partisë që ishte kyç i votimit për themelimin e Gjykatës Speciale, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e shikuar drejt në sy homologun Ivica Daçiq i tha atij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se “Kosova më kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë dhe Serbia kurrë më nuk do të kthehet në Kosovë”.

Ishte kjo përgjigja e Thaçit ndaj një diskutimi nacionalist që evokonte periudhën kur diplomati i tashëm Daçiq ishte zëdhënës i partisë në pushtet të regjimit serb, shefi i së cilës do të fajësohej dhe akuzohej për krime dhe nisjen e tri luftërave dhe shkaktimin e qindra mijëra viktimave në territorin e ish Jugosllavisë, për të gjetur më vonë vdekjen i vetmuar dhe i urryer në një qoshe të dhomës së burgut në Hagë.

“Duhet kompromis mbi çështjet ende pezull”

ARKATANA

Duke aluduar në fjalimin e Daçiqit, në diskutimin e tij edhe ambasadori amerikan tha se ‘duhet të marrë fund lloji i retorikës nacionaliste që e dëgjuam sot në Këshillin e Sigurimit’.

Ai shtoi se duhet shtrënguar duart e pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës dhe se në dialogun e deritashëm në Bruksel po shënohej progres edhe pse, tha ai, ‘toni i diskutimit të sotëm nuk e vërtetoi këtë’.

“Ne presim një rezultat pozitiv në raundin e ardhshëm të dialogut më 25 gusht. Kompromisi mbi këto çështje, ndonëse i vështirë, mbetet thelbësor për avancimin e aspiratave të Kosovës dhe Serbisë për integrimin e mëtejmë në institucionet evropiane dhe transatlantike”, tha Pressman.

Çështjet për të cilat duhej kompromisi sipas ambasadorit amerikan ishin ‘asociacioni i komunave serbe, energjia, telekomunikacioni dhe lëvizja e lirë në urën e Mitrovicës’. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.