UBT

SHBA-të do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracey Ann Jacobson. Fillimisht, ministri Hyseni falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovës, veçanërisht për Policinë e Kosovës.

“Pas marrjes së detyrës si ministër i Punëve të Brendshëm do të punoj me përkushtim në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të siguritë”, tha ministri Hyseni.

Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se një ndër prioritetet kyçe në periudhën në vijim, do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimi dhe parandalimi i migrimit ilegal, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit.

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.