UBT

SHBA, s’ka viktima shqiptare nga stuhia Sandy

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga stuhia Sandy që përfshiu bregun lindor të SHBA-ve nuk ka pësuar dhe humbur jetën asnjë pjesëtarë i komunitetit shqiptarë.

Kjo bëhet e ditur nga korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, sipas të dhënave paraprake. Në zonat e banuara me komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe Nju Xhersi nuk ka asnjë viktimë, ndërsa bëhet e ditur për dëme materiale dhe të pasurive.

Njoftimet e tilla jozyrtare vijnë edhe nga ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës nga Uashingtoni dhe zyrat konsullore në Nju Jork. Gjithashtu edhe konsullata e Maqedonisë në Nju Jork dhe ambasada në Uashington nuk kanë bërë të ditur për ndonjë viktimë eventuale që mund të ketë pësuar nga stuhia Sandy.

Në Brooklyn ku u dogjën 80 shtëpi nga shkëndijat e energjisë elektrike për fat të mirë nuk është përfshirë asnjë nga shtëpitë e komunitetit shqiptarë, që jeton në atë zonë. “Ne kemi shpëtuar për fat të mirë dhe jemi shëndosh e mirë, kjo është me rëndësi, presim normalizimin e situatës”, theksoi një pjesëtar i komunitetit në Brooklyn.

Dëmet e shkaktuara janë shtëpitë e dëmtuara, me çati të humbura dhe dëme tjera materiale, makinat e përfshira nga uji dhe vërshimet si dhe dëme tjera materiale. Por edhe ajo që kemi përjetuar është presioni psikik dhe paniku.

Edhe nga Nju Xhersi raportohet për familje të prekura shqiptare nga uragani. Por edhe ata kanë pësuar vetëm dëme materiale. Të gjitha familjet që ishin pranë bregut janë evakuuar dhe janë të vendosur akoma nëpër qendrat emergjente, deri në përmirësimin e situatës.

“Unë banoj në lagjen Nju Drop – Hylan Bulevard dhe jemi mirë me shëndet, nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale. Janë fotografi rrëqethëse të vini të shikon shtëpinë e fundosur, orenditë shtëpiake dhe autoveturat nën ujë që janë akoma”, theksoi Gafur Mjeshtri, një emigrant nga Dibra e Maqedonisë. Ai thekson se së bashku me familjen e tij pesë anëtarësh ishte strehuar në strehimore para se të fillonte stuhia.

Uji Dea

Nga informacionet e përgjithshme mësohet se numri i viktimave nga uragani ka kaluar në 51. Nga terreni raportohet se shiu dhe vërshimet edhe sot janë të pritshme. Stuhia e fuqishme, shiu dhe bora kanë goditur një hapësirë prej 1.600 km, ndërsa efekti i kësaj është ndjerë tek banorët e 17 shteteve federale amerikane. Vlerësimet për dëmet janë 20 miliardë dollarë. Deri tani pa energji elektrike kanë mbetur 8,5 milion njerëz, ndërsa janë anuluar më shumë se 18 mijë fluturime.

Të paktën 18 prej të vdekurve raportohet të jenë nga Nju Jorku, një prej qyteteve të goditura më rëndë nga stuhia Sandy.

Linjat e metrove në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë jo funksionale, përderisa shumë aeroporte, linja hekurudhore, rrugë dhe porte mbesin të mbyllura, në rajonet e prekura nga stuhia.

Zyrtarët thonë se bursa e Nju Jorkut dhe Aeroporti Ndërkombëtar John F.Kennedy në Nju Jork pritet të hapen gjatë ditës së sotme, pasi qëndruan të mbyllura për dy ditë radhazi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet t’i vizitojë sot të mbijetuarit e stuhisë në Nju Xhërsi.

E paralajmëruar si Uragan, Sandy është dobësuar para se të përplaset me brigjet lindore të SHBA-ve. Stuhia e njëjtë sot pritet të mbërrijë në Penslivania, ku priten reshje masive të shiut. /ina/