Eko Higjiena

ShBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i ndëshkuar sulmuesit e Banjskës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u diskutua edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.

Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, Robert Wood, mori fjalën për të adresuar disa nga çështjet më të nxehura që prekin stabilitetin në Kosovë.

Një temë e nxehtë e debatit ishte mungesa e progresit në gjetjen dhe ndjekjen penale të përgjegjësve të sulmit të Banjskës, që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar.

Wood theksoi pasivitetin e autoriteteve serbe në këtë çështje, veçanërisht në lidhje me figura kyçe si Milan Radoiçiq, i cili është etiketuar si lider i proklamuar i serbëve.

“Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023,” pohoi ai, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete dhe bashkëpunim.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, Wood ngjalli një çështje tjetër të ndjeshme që lidhet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e lëvizjes.

Ai shprehu shqetësimin e tij për ngjarjet e javës së kaluar, ku qytetarët e Kosovës, përfshirë serbët që janë pjesë e Policisë së Kosovës, u ndaluan nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë.

Këto veprime u cilësuan nga përfaqësuesi i SHBA-së si kërcënim i lirisë së lëvizjes dhe si një shkelje e qartë e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi,” theksoi Wood, duke bërë thirrje për respektim të plotë të këtyre të drejtave dhe për një përmirësim të menjëhershëm të situatës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.