UBT

SHBA: Nuk ka krahasim midis Kosovës dhe Krimesë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në një analizë krahasuese midis Kosovës dhe Krimesë, e përditshmja ‘The Cristian Science Monitor’ në Boston, ka shpjeguar dallimet dhe argumentin që sjellë presidenti rus. Vladimir Putin dhe kundërvenien e kancelaresë gjermane, Angela Merkel, e cila e quan një krahasim ”të turpshëm”.

Gazeta kujton se në pranverën e vitit 1999, popullsia e Prishtinës u sulmua nga njësitë e policisë dhe ushtrisë serbe dhe u nisë drejt një eksodi përmasash biblike në drejtim Bllacës dhe Maqedonisë. Gazeta thotë se Kosova tani po merret si shembull së drejtës së Krimesë për të shpallë pavarësinë nga Ukraina.

“Ironikisht, deri para pak javësh, si Putin ashtu edhe ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, zëshëm e quanin “të paligjshëm” precedentin e Kosovës”, shkruan Monitor.

Rruga pavarësisë së Kosovës është përshkruar shpesh si “sui generis”, që nuk dyfishohet lehtë shkruan më tej Monito dhe citon juristë të ligjit ndërkombëtarë që ofrojnë dhjetëra këndvështrime se pse vota e Putinit në Krime nuk mund të jetë një paralele me Kosovën.

ARKATANA

Sipas tyre në Kosovë ka një numër të madh krimesh të dokumentuara kundër njerëzimit. Në Krime nuk ka; Jugosllavia është shpërbërë si shtet, Ukraina jo; Udhëheqësit politik të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kanë rënë dakord për mbrojtjen e të drejtave për serbët, ndërsa statusi i pakicave në Krime është i paqartë; Rasti i Kosovës ka zgjatur nëntë vjet ndërsa rasti i Krimesë është i ri.

Gazeta përmend rastin unik të Kosovës që doli nga një proces që filloi në vitin 1992 me shpërbërjen e Jugosllavisë, të spastrimit brutal dhe të paligjshëm të jo serbëve në Ballkan të kryer nga aktorët shtetërorë të Serbisë, statusin diskriminues të shqiptarëve në Kosovë dhe refuzimin e tyre për të pranuar ndonjëherë Beogradin si kryeqytet.

“E gjithë kjo pati një bashkërrjedhje të pretendimeve historike, morale dhe praktike që ishin pjesë e një diskutimi ndërkombëtar që zgjati gati një dekadë dhe që përfshiu organizata rajonale (BE-në) dhe ndërkombëtare (OKB-në) me garanci dhe gatishmërinë e shume shteteve për të njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruan ndër të tjera The Christian Science Monitor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.