SHBA, nëna vret 4 fëmijët e saj

Një nënë në Florida ka vrarë katër fëmijët e saj të moshës 12-17 vjeç para se të vetëvritej në Port St John. 3 nga fëmijët i kanë trokitur derës së fqinjëve për të kërkuar ndihmë.

33-vjeçarja Tonya Thomas ka qenë shumë e qetë dhe menjëherë ka thërritur fëmijët të ktheheshin në shtëpi e pasi ata e kanë bërë këtë gjë i ka vrarë me disa të shtëna pistolete.

“Sipas fqinjëve ajo ishte e qetë kur doli nga shtëpia dhe i tha fëmijëve të ktheheshin brenda. Më pas janë dëgjuar të shtëna dhe është lajmëruar policia”, tregon Tod Goodyear për Los Angeles Times.

Njëri nga fqinjët i ka rrëfyer sherifit se ka marrë një mesazh nga Tonya në mes të natës ku ajo shkruante se donte që trupi i saj të digjej bashkë me atë të fëmijëve, por ky mesazh është parë vetëm në mëngjes. /tch/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).