Mobi Casa

SHBA në Këshillin e Sigurimit: Kosova të heq të gjitha masat menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

Craft pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog.

“Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi.

“Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”.

UBT

Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces.

Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.

“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.