UBT

SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë me prioritetet e MZHE-së.

Ministri Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë dhe atij të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë bazë e zhvillimit ekonomik, ndërsa ka shtuar se janë duke punuar për të finalizuar projektet që janë në proces të realizimit.

FIDANISHTJA

Kreu i MZHE-së me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fushat, duke shtuar nevojën e thellimit të bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Delawie ka rikonfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar faktin që Qeveria ka vënë në prioritet të lartë zhvillimin ekonomik, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.