FITORJA

SHBA mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndërkaq, Matthew Palmer shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës.“Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti në takim një delegacion nga Departamenti amerikan i Shtetit në krye me Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë.

Ministri Haki Demolli e njoftoi drejtorin Palmer mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatishmërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj).

Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

Hidromorava

Gjithashtu ministri shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it, raporton Telegrafi.

Ai po ashtu tha se, aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Ndërkaq, Matthew Palmer shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.