Hidromorava

SHBA: Marrëveshjet Kosovë-Serbi përshpejtojnë integrimin në BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka dalë me një njoftim në të cilin uron shtetet e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme mbrëmë, gjatë bisedimeve të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.Në letër gjithashtu vlerësohet lartë roli i Mogherini dhe ekipit të saj.

“Marrëveshja e përmbyllura mbi energjinë, telekomin, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes/ura e Mitrovicës, do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy shtetet”, thuhet në njoftimin e DASH.

ARKATANA

Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aranzhimet e tjera të dialogut, duke lëvizur kështu të dy shtetet drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe duke përshpejtuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Në fund, SHBA përgëzon të dy shtetet për përkushtimin e tyre ndaj këtij procesi dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështes fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.