Eko Higjiena

SHBA llogarit pasojat e Sandy-t

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Washington – Të paktën 48 persona humbën jetën në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, thuajse 8 milionë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara, që u godit nga Uragani Sandy, i cili i është drejtuar Kanadasë.

Bursa e Wall Street u rihap pas dy ditësh që qëndrojë e mbyllur për shkak të kushteve të motit, hera e parë kjo që prej vitit 1888. Mendohet se dëmet e kësaj stuhije do të jenë mes 10 dhe 20 miliardë dollarëve. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka shpallur gjendjen e katastrofës në New York.

Ndërkohë ka arritur deri në 4 metra uji në disa zona të caktuara në New York, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pikërisht ky problem me energjinë ka shkaktuar edhe një zjarr të madh në Queens, që tashmë ka shkatërruar 50 shtëpi dhe ka lënduar dy persona. Po ashtu janë regjistruar dy vatra të tjera zjarri në Brooklyn, të cilat janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontroll shpejt.

Rrugët e New York-ut janë mbushur me ujë dhe metrotë janë bllokuar keqas, aq sa paniku dhe frika më e madhe është që për ditë të tëra qarkullimi në qytet do të jetë i paralizuar.Autoritetet thonë se do të duhen ndoshta edhe katër ditë që të eliminohet totalisht uji në metro.

“Sandy” ka provokuar edhe një prishjen e një prej digave në veri të New Yersey-t, gjë që ka shkaktuar përmbytjet e qyteteve si Monachie, Little Ferry e Carlstadt, ku uji arrin deri në 1 metër.

“Sandy” prej mesnates se kaluar (me orën shqiptare) nuk u cilësua më si një një uragan, por një super stuhi tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h.

Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.

Për shkak të Sandy-t autoritetet u detyruan të shpërngulin rreth 200 pacientë nga një spital në New York.

Ndërsa në Bellevue Hospital Center, kati i parë u përmbyt nga uji dhe energjia elektrike u ndërpre.Megjithatë situata u vu shpejt nën kontroll nga autoritetet dhe nuk paraqitet problem për asnjë prej pacientëve.

ARKATANA

Stuhia goditi edhe Atlantic City mbrëmjen e së hënës. “Unë jetoj prej 16 vjetësh këtu, por ajo që kam parë këtë radhë është shokuese dhe e pabesueshme”, thotë pronari i një prej tavernave në AC.

Ndërsa në lagjen e poshtme të Manhattani-t, Baterry Park uji ka përmbytur rrugët, duke thyer rekordin që shënoi Uragani “Donna” që goditi zonën në vitin 1960. Zona tashmë është krejtësisht e bllokuar, shkollat e janë të mbyllura dhe popullsia është evakuuar prej drekës së të hënës.

Përmbytjet shkaktuan edhe mbylljen e tre aerporteve të zonës LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty. Uji ka hyrë edhe nëpër tunelet që lidhin zonën e poshtme të Manhattan-it dhe Brooklyn, ndërsa era ka shkaktuar edhe probleme në një ndërtesë ku po kryheshin punime.

Kryebashkiaku i New York Michael Bloomberg tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattani-t, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.

“Ne e dinim që do të ishte një stuhi shumë e rrezikshme dhe ndodhi ajo që ne prisnim. Më e keqja ndodhi dhe qyteti tani po ndjen pasojat”, tha Bloomberg duke shtuar si “Sandy” ishte stuhia me e madhe qe ka goditur ndonjehere New York-un.

Në këto orë sytë e mendjet e shumë shqiptarëve janë drejtuar nga mediat për t’u njoftuar mbi ngjarjet më të fundit nga Shtetet e Bashkuara ku po kalon uragani Sandy.

Jo pak shqiptarë kanë familjarë dhe të afërm atje, ndaj shqetësimi bëhet edhe më madhor.

“Sandy” përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. “Sandy” ka vrarë me herët edhe 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar.

Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.