Uji Dea

SHBA “liberalizon” vizat për një pjesë të qytetarëve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasada amerikanë në Kosovë, ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që kanë një vizë B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J (Ende të vlefshme, apo të skaduar, jo më largë se 36 muaj) dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund t’u hiqen vizat dhe të udhëtojnë lirshëm në SHBA në bazë të programit “Waiver Program.”

Ambasada njofton se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave, dhe se ata që tashmë janë të pajisur me vizë amerikane nuk janë të detyruar të presin për skadimin e vizës përkatëse në mënyrë që të aplikojnë për vizën tjetër.

Mobi Casa

Për të aplikuar në këtë program, ambasada amerikane njofton se nuk aplikohet asnjë lloj pagese, përveç pagesës së zakonshme “MRV Fee” prej 160 dollarëve. Ata që pagesën e kryejnë përmes bankës “Raiffeisen Bank”, nuk mund të pranohen në programin “Waiver Program.”

The Visa Waiver Program (VWP) është një program i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon qytetarët e shteteve të caktuara të udhëtojnë drejt SHBA-së për turizëm, biznes, apo tranzit për 90 ditë pa viza. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.