GRANDEMALL

SHBA: Kushtetuta dhe ligjet e mbrojnë lirinë e fesë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria amerikane ka nxjerrë raportin vjetor për lirinë e besimit në vendet e ndryshme të botës ku për Kosovën thuhet se Kushtetuta dhe ligjet e saj mbrojnë lirinë e fesë, ndërsa qeveria në përgjithësi i ka respektuar dhe zbatuar ato.

Raporti megjithatë thekson se ka pasur diskriminime ku shpeshherë përkatësia etnike identifikohet me atë fetare dhe ka qenë vështirë të kategorizohen nëse incidentet kanë qenë me motive fetare apo etnike.

Raporti jep edhe një demografi të përbërjes fetare në Kosovë, bazuar në të dhënat e regjistrimin civil. Raporti thekson se udhëheqësit fetarë janë ankuar për mungesën e një mekanizmi që do të lejonte regjistrimin e grupeve fetare për të siguruar një status ligjor, gjë që po u krijon sfida në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Raporti ka regjistruar edhe deklarime mbi abuzime apo diskriminime të bazuara në përkatësinë fetare. Kisha Ortodokse Serbe ka raportuar incidente të herëpashershme të vjedhjes, vandalizmit si dhe një sulm mbi një anëtar të klerit të saj.

FIDANISHTJA

Raporti më tej thekson se përfaqësues të Ambasadës së SHBA janë takuar me udhëheqësit politikë dhe fetarë për të nxitur një dialog ndër-fetar dhe për të inkurajuar zgjidhjen e shqetësimeve të grupeve fetare, transmeton RTK.

Zyrtarët e ambasadës gjithashtu kanë kërkuar miratimin e ligjeve që kodifikojnë mbrojtjen për Kishën Ortodokse Serbe dhe kanë mbështetur përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve pronësore midis manastirit të Deçanit dhe grupeve lokale.

Ambasada amerikane ka financuar programe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat kanë përfshirë rindërtimin dhe ruajtjen e kishave dhe xhamive në gjithë vendin, thuhet në raportin amerikan mbi liritë fetare në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.