FITORJA

SHBA: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, pati të drejt ta ndalë trenin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës. Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.

“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.

Por ambasada u ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.

Fundamenti

“SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve”.

“Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë “gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura”; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve”, tha ambasada amerikane në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.