ARKATANA

SHBA kërkon njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë këtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkaura (OKB), David Pressman, ka theksuar se vazhdon mbeshtetja e SHBA-va për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtarë.

Ai ka theksuar se inkurajojnë edhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë gjë.

“Kosova ka shënuar progres – sidomos me Gjykatën Speicale. Duhet të ketë reforma në gjyqësor për ta luftuar korrupsionin dhe për të tërhequr investimet e huaja”, ka shtuar përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Ai gjithahtu tha se misioni i UNMIK-ut vazhdon të ketë shpenzime për funksionimin e saj në Kosovë, ani pse realiteti është ndryshe nga viti 1999 kur ky mision filloi punën dhe nga periudha e vitit 2008 kur u ristrukturua.

“Ne jemi të vetëdijshëm për disa tendenca për incidente, por dimë edhe se ka pasur rezultate që janë arritur përmes dialogut”, tha Pressman, duke aluduar në fërkimet e fundit mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.