Fundamenti

SHBA kërkon nga BE-ja që t’i liberalizojë vizat për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Mobi Casa

Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter. /REL

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.