FIDANISHTJA

SHBA kërkon miratimin e Tribunalit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian ka arritur që ta marrë mbështetjen e SHBA-së për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe vazhdimin e misionit të EULEX-it.

Vendimi për të dyja këto duhet të merret gjatë këtij mandati të Parlamentit të Kosovës, dhe ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson dhe drejtori për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, po i takojnë liderët politikë në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për t`ua shpjeguar rëndësinë që ka votimi në parlament i krijimit të gjykatës që do t’i gjykojë krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja e të cilat janë përshkruar në raportin e Dick Martyt.

Në rrethanën kur Kuvendi i Kosovës do të dështonte të votojë pro krijimit të gjykatës, atëherë çështja automatikisht do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku do të hapej udha e krijimit të gjykatës në bazë të Rezolutës 1244 me një deklaratë të këshillit.

UBT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duan që krijimi i gjykatës të ndodhë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit pasi që një mënyrë e tillë konsiderohet se do ta dëmtonte shtetësinë e Kosovës.

SHBA-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi dhe të mos i kthejnë sërish në lëvizje mekanizmat e Rezolutës 12 44 e cila vazhdimisht është përdorur për ta sfiduar shtetësinë e Kosovës nga Beogradi dhe Moska. Fillimisht ka qenë ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson që të enjten ka ftuar liderët e partive politike në një mëngjes pune…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.