ARKATANA

SHBA-ja mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, transmeton “Zëri.info”.

Gashi me të ka biseduar lidhur me çështjet e sigurisë dhe për proceset në të cilat po kalon Kosova duke e njoftuar kështu atë edhe për punën e institucioneve lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në vend.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë do të vazhdojnë të luftojnë aktivitetet e jashtëligjshme në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin në Republikën e Kosovës”, tha ministri Gashi, thuhet në komunikatën për media dërguar nga MPB-ja.

Hidromorava

Para Marocos, Gashi po ashtu ka vlerësuar se anëtarësimi në INTERPOL tashmë është një domosdoshmëri për ofrimin e sigurisë jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon e më gjerë.

Në anën tjetër, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, z. Pete Marocco, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe pohoi se është e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë, thuhet tutje në komunikatë. /ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.