Fundamenti

SHBA-ja: Marrëveshja Kosovë – Serbi me njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e cilësoi të dobët Bashkimin Evropian (BE-në), gjersa kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Pa inkuadrimin e SHBA-së, sipas kreut të shtetit, nuk mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje dhënë “Zërit”, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet, shkruan Gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që SHBA-ja të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.